Thumbnail

Tayna

AKA: Doruntina Shala

E titulluar “Personazhi i Vitit 2018” nga “Privé”, Doruntina Shala (Tayna) është një këngëtare dhe repere shqiptare e lindur më 14 dhjetor 1996 në Prizren, Kosovë.

Pikënisja e Doruntinës në botën muzikore daton në vitin 2016, ku ajo mori pjesë në audicionet e shfaqjes “Talent X”, por nuk arriti të kalonte pragun e parë. Pavarësisht kësaj, ajo vazhdoi rrugëtimin e saj, ku ajo debutoi në treg me këngën “Columbiana” në 2018, në bashkëpunim me Don Phenom, dhe arriti majat e muzikës shqipe në një kohë shumë të shkurtër falë këngëve të saja të atij viti që u kthyen në një hit në trevat shqiptare, duke arritur me miliona shikime në platformën YouTube.

Gjatë karrierës së saj, ajo është marrë me zhanre dhe stile muzikore të ndryshme. Shumë këngë të saj i përkasin zhanreve rep, pop dhe R&B, duke huazuar nga muzika reggaeton gjithashtu.