Thumbnail

Majk

AKA: Kastriot Rexha, Dr. Mic

Majk, emri i artit për Kastriot Rexha (më përpara i njohur si “Dr. Mic”), është një këngëtar shqiptar nga Kosova, lindur në qytetin e Prishtinës në 27 Nëntor 1990. Majk vlerësohet jo vetëm për aftësitë e tij për rap, por edhe për zërin e vecantë, sic është vënë re në fillimet e karrierës me këngët e zhanrit reggae dhe pop.

Fillimisht, në hapat e para të karrierës ka qenë pjesë e grupit “TDS” së bashku me 3 anëtarë të tjerë, por eventualisht secili e la grupin dhe në fund mbetën vetëm Majk dhe Onat. Pas publikimit të disa këngëve, në vitin 2013 grupi shpërbëhet, dhe Majk së bashku me Onat i bashkohen label-it “BABASTARS”.