Fifi
AKA: Filloreta Raçi
Filloreta Raçi është një këngëtare dhe tekstshkruese shqiptare e cila ka lindur në qytetin Herten të Gjermanisë, më datë 31 mars të vitit 1994. Ajo këndon dhe njihet më së shumti nën pseudonimin Fifi.
Sipas jetëshkrimit nga “Melody TV”, ajo e ka kaluar fëmijërinë pjesërisht në Gjermani dhe ka pasur pasion për muzikën, shkrimin dhe teatrin që nga një moshë e vogël; ajo ndoqi studime të larta në Akedeminë e Arteve, në degen e arteve dramatike, për regji teatri. Në moshën dhjetëvjeçare, ajo ishte pjesë e korit të shkollës ku ajo u arsimonte në atë kohë, dhe në moshën 15-vjeçare, ajo konkurroi në shfaqjen televizive Albania’s Got Talent, pershtatja shqiptare e formatit Got Talent; pjesëmarrja e saj në shfaqjen televizive të sapopërmendur ishte “dalja e saj e parë publike”.
Ajo debutoi si artiste në moshën 16-vjeçare, ku ajo, nën emrin e saj të vërtetë, konkurroi në edicionin e shtatë të festivalit dhe konkursit muzikor Top Fest me këngen “Engjëlli ishe ti”. Ajo gjithashtu mori pjesë në edicionin e nëntë të konkursit me këngën “Si qiell, si diell” dhe në edicionin e njëmbëdhjetë me këngën “Thuaj”.
Më datë 19 korrik të vitit 2015, u publikua kënga e saj e parë diskografike, “FrymomMu”. Në shtatorin e atij viti, ajo konkurroi në edicionin e atij viti të garën muzikore Kënga Magjike me këngën “Qysh”, ku ajo mori 90 pikë në votime. Më 22 dhjetor të po atij viti, u publikua kënga “Big Booty” në bashkëpunim me këngëtaren Oj Dashni dhe rreperin Lil Koli; kënga është kënga e saj e dytë diskografike dhe bashkëpunimi i saj i parë artistik.
Më datë 30 prill të vitit 2016, u publikua kënga “Kus Kus” nga Fifi dhe disc jockey Eri Dee.
Në vitin 2017, u publikuan tre këngë diskografike të këngëtares shqiptare; “Dashnia Nuk Osht Falas” më datë 28 janar, “Dope” (bashkëpunimi i dytë me disc jockey-n Eri Dee) më datë 1 prill dhe “Limonat” më datë 7 korrik. Më 29 korrik të të njëjtit vit, u publikua “S'nuk”, bashkëpunimi i parë e këngëtares shqiptare Aurela Gaçe me Fifin. Në tetorin e po atij viti, Fifi mori pjesë për herë të dytë në Kënga Magjikë; ajo konkurroi në edicionin e atij viti me këngën “Zhurmë”, dhe fitoi çmimin e tretë pasi mori 878 pikë në votime.
Në vitin 2018, u publikuan katër këngë diskografike të këngëtares; “Nanush 1” dhe “Nanush 2” më 10 shkurt, “Habibi” (bashkëpunim me këngëtaren marokene Lamar) më 21 gusht, “Krimineli Zemres” më 27 tetor. Në nëntorin e të të njëjtit vit, Fifi mori pjesë për herë të tretë në Kënga Magjike, këtë herë me një artist tjetër; ajo dhe rreperi Mc Kresha konkurruan në edicionin e atij viti me këngën “Psikopatja Jote” dhe përfunduan në vendin e tretë pasi morën 834 pikë në votime.
Në vitin 2019, u publikuan tre këngë diskografike të këngëtares; “Akoma” më 31 mars, “Zogo” më 31 maj, “Indiane” më 15 korrik dhe “Shqipe” më 24 korrik. Në maj, Fifi dhe videoklipi i këngës së saj, “Krimineli zemres”, ishin në konkurrim në Netët E Klipit Shqiptar 2019. Në të njëjtin vit, ajo mori pjesë për herë të katërt në Kënga Magjike; ajo konkurroi me këngën “Marova” dhe doli në vend të dytë.
Në vitin 2019, u publikua kënga “Qaj” më 8 shkurt.
Në vitin 2020, u publikuan katër këngë diskografike to këngëtares; “Lezet” (në bashkëpunim me këngëtaren Remzie Osmani) më 30 mars, “A Po Vjen Me Mue” më 30 maj, “Pa Gajle” (me rreperin Young Zerka) më 10 korrik, “Përjetësi” (me këngëtarin Ermal Fejzullahu) më 9 tetor, dhe “Ninullë Dashurie” më 25 nëntor. Më datë 27 shtator të të njëjtit vit, u publikua bashkëpunimi i rreperrit Blleki me Fifin, i titulluar “Mbidozë”. Më datë 25 dhjetor të po atij viti, u publikua bashkëpunimi midis artistëve DJ Gimi-O, BARDHI dhe Fifi, i titulluar “Du & Ich”.
Më 27 mars të vitit 2021, u publikua kënga “Maniak i Dhimbjes” e shkruar nga vetë këngëtarja. Në maj të të njëjtit vit, Fifi konkurroi për herë të pestë në Kënga Magjike; Fifi dhe Bruno konkurruan në Kënga Magjike 2021 me këngën “Fiksim” dhe morën 837 pikë.
Më datë 30 Shtator të po atij viti, u publika kënga “Ma more”.
Në vitin 2022, u publikuan nëntë këngë diskografike të këngëtares; “Hana” (në bashkëpunim me DJ PM dhe DJ DAGZ) më datë 18 shkurt, “Pikturë” (me rreperin Gent Fatali) më 28 prill, “Melaqe” më 18 qershor, “Djegi krejt” (me rreperin Gjiko) më 7 korrik, “365” më 3 gusht, “Vëmendje” më 1 nëntor,“DEHUR” (me këngëtarin Markel Goga) më 9 nëntor, “Refuzuar” më 18 nëntor, “Trauma” më 1 dhjetor dhe “Kujna Ja Ke Lon” më 10 dhjetor. Në maj të të njëjtin vit, Fatali, Fifi dhe videoklipi i këngës “Pikture” ishte në konkurrim në Netët E Klipit Shqiptar 2022. Më 24 korrik të po ai viti, u publikua albumi i parë i Fifit, A Live Night, i cili përbëhet nga versione “live” të disa këngëve të saja që ishin realizuar përpara vitit 2022. Në dhjetor, Fifi konkurroi në Festivalin e 61-të në RTSH me këngën “Stop”.
Në 2023, u publikuan x këngë diskografike të këngëtares; “Bjeri” (në bashkëpunim me rreperin nga ish-grupi muzikor Etnon, Blasta) më 9 janar, “Presje” më 1 shkurt, “Mekat” më 19 mars, “9” më 27 prill, “Pare” (në bashkëpunim me këngëtaren Donjeta Morina) më 19 maj, “Unaza e Dashnise” (me humoristin Bes Kallaku) më 10 qershor, “Lali” (në bashkëpunim me këngëtarin Young Zerka) më 8 korrik, “HAJDE SHPIRTI” (me këngëtaren Ronela Hajati) më 1 gusht, “Trendafil blu” (me Fejzullahun) më 29 shtator dhe “Nale” më 4 nëntor. Më 3 maj të të njëjtit vit, Fifi publikoi albumin e saj të parë diskografik, Vemendje, i cili përbëhet nga “Vemendje”, “DEHUR”, “Refuzuar”, “Trauma”, “Kujna ja ke lon”, “Bjeri”, “Presje”, “Mekat” dhe “9” përkatësisht.
Më 1 mars të vitit 2024, u publikua kënga “Budalla”. Më 19 prill të të njëjtit vit, u publikua “Edhe Pak” e Fifit dhe grupi muzikor instrumentalist OFFCHESTRA. Më 29 maj të po atij viti, Fifi & Zerka publikojnë albumin Kameleon.