Elgit Doda
Elgit Doda, lindur më 16 dhjetor 1988, është këngëtar, kompozitor dhe producent shqiptar i cili ka qenë autor i shumë këngëve të këngëtarëve të mirënjohur.
Elgiti ka bërë shumë këngë për artistët si Adelina Tahiri, Ronela Hajati, Rezarta Shkurta, Alban Skenderaj, Zajmina Vasjari dhe Ingrid Gjoni. Ai është martuar së fundmi me aktoren e njohur Klea Huta. Ata kanë një fëmijë së bashku.