Blleki
Real Name:Flamur Rukovci
Birthplace:Gjilan
Blleki është këngëtar i njohur. Flamur Rukovci jeton dhe vepron ne Gjilan ose me sakte ne lagjen “Qenar Qeshme”, e cila ndryshe njihet si nje lagje ku eshte jeta “Underground”. Ben pjese ne nje grup reperash “EKIPA E ZEZ” ku ne pergjithesi kendojne rap underground. Blleki kendon muzike rap te ashper underground, ku tregon ne pergjithesi jeten e shumices se rinise qe e kalojne ne stilin “Gangsta”. Punon pa u ndalur dhe padyshim qe se shpejti do te njihet edhe me shume dhe mendohet se do te jete e ardhmja e repit Shqiptar.
Më datë 21 Qershor 2017, Blleki publikon videoklipin “Plaqka”.
Më datë 12 Gusht 2017, Moss & Bllek publikojnë videoklipin “Ziekipa”.
Më datë 17 Shtator 2017, Blleki publikon videoklipin “1Milion”, beat-in dhe tekstin e së cilës i ka realizuar vet. Kënga është publikuar në YouTbe edhe me klip, për të cilin janë kujdesur Deap Production. Që në momentet e para të lansimit, kënga ka arritur të pëlqehet dhe komentet e fansave ka qenë më se pozitive.
Më datë 20 Prill 2018, Blleki publikon videoklipin “Shawty”. Muzika e këngës u punua nga Strike Beatz, teksti u shkrua nga vetë Blleki, ndërsa për orkestrimin u kujdes K-Master. Videoklipi u prodhua nga Pinkmoon Creative.
Më datë 11 Maj 2018, Lyrical Son, Blleki, Mc Kresha publikojnë videoklipin “Rruga Nclub”, e cila arriti mbi 2 milion shikime ne YouTube.
Më datë 24 Korrik 2018, Blleki publikon videoklipin “Shoki”.
Më datë 17 Gusht 2018, Blleki publikon videoklipin “Pele”.
Më datë 7 Nëntor 2018, Blleki publikon videoklipin “Ju Veq Po Shitni”, ku morën pjesë Yutuberat më të njohur në të gjithë Kosovën me videot e tyre plot humor. Ata ishin: Blondin dhe Besart, Limani (vëllezër), Herolindi, Premtimi, Taulant Hoxha dhe Niredin (trenjerka).
Në vitin 2018, Blleki publikon albumin “Blleklist”.
Më datë 14 Gusht 2019, Blleki publikon videoklipin “Mafi”. Teksti i këngës u shkrua nga Blleki.
Më datë 7 Tetor 2019, Lluni & Blleki publikojnë videoklipin “Termet”. Teksti i këngës u shkrua nga Blleki & Lluni. Produksioni audio u realizua nga K-Master.
Më datë 1 Nëntor 2019, Blleki, Mc Kresha & Luar publikojnë videoklipin “Thug Life”. Muzika e këngës u punua nga K-Master, ndërsa teksti u shkrua nga Mc Kresha, Blleki & Luar. Videoklipi u prodhua nga kompania Pinkmoon Creative.
Më datë 1 Qershor 2020, Blleki publikon videoklipin “Hennessy”. Produksioni audio u realizua nga Strike Beatz & K-Master.
Më datë 20 Korrik 2020, Blleki, Lluni, Semiautomatik & Erno publikojnë videoklipin “FYIA”. Produksioni audio u realizua nga K-Master.
Më datë 8 Gusht 2020, Blleki & Erno publikojnë videoklipin “Sahara”.
Më datë 27 Shtator 2020, Blleki publikon videoklipin “Mbidozë”, në bashkëpunim me Fifin. Muzika e këngës u punua nga Filloreta Raçi (Fifi) & K-Master, ndërsa teksti u shkrua nga Filloreta Raçi (Fifi) & Blleki. Produksioni audio u realizua nga K-Master.