Rezerve

By Etnon

On Ethnomenon

Released on 2009

Thumbnail

[Teksti i "Rezerve" ft. Blero]


[Intro]

Unë jom për

Po prapë ti vendos

Ah Etnon (ehi)

Ngom (yeah)


[Verse 1]

Kët' biletë që n'dorë e mban edhe nesër e blen

Fluturime ka shumë e vende t'lira gjithmonë gjen

E kohë ke me pas për karrierë e për burrë

Mos u nis për terminal ngom sot e mo kurrë

Kjo shanca e fundit qe na kerset n'derë

Ti veten po e vret hatri i njerëzve tjerë

Ti pe shkel veten keq, meno edhe niher

Kto çantat e tua ti veç vujtje po merr

Bile thujum qe e don e po t'lo shpejt me ik

Drejt e n'sy pa m'rrejt as ni pikë

Po se donë, as nuk ke me dashtë nëse shkon

S'do me thonë qe s´jena t´lumtur nëse rrethi yt s'em don

Pra ngom veç ni dit e veç ni natë

Ton jetën jena bashkë, veç bashkë kena fat

E nëse nuk em don e shkon nga kjo derë

Kuptoje që nuk mes shanca jote rezervë


[Chorus: Blero]

Faj kam unë se të dua

Mos i lejo ti ndryshojnë ndjenjat e tua (haa)

Dhembjen pranë do ta kesh

Kur në shtratin tim ti s'do të jesh

Ti s'do të jesh


[Verse 2]

Atij si bohet vonë fluturimin ti me shty

Po ta lypi veç ni dark me ty sy em sy

Besomë nëse shkon ti e lumtur nuk je

Me zemër ti je k'tu, a trupi t'rrinë atje

E fjalë s´ki me pas miqve me ju than

Kur t´vesin për mu, kur t´vesin pse u ndamë

Nëse ndonjëherë ndahet ai prej teje

Falënderoji ata qe t'kthyn kundër meje

Ti e din qe unë vlej, ti mirë mu m'njeh

Ti ja s´po donë me pa, ja vet s´je ka sheh

E nëse ti ik osht fundi i k'saj lidhje

Ty dhembja t'përcjell, unë e lypi tjetër zgjidhje

Meno, duhesh drejt edhe shpejt

Propozimi jem osht biletën ktheje krejt

Se t´mirat e mia, te tjeret nuk i kanë

E di qe ki me kajt' si t'ulesh n'aeroplan


[Chorus: Blero]

Faj kam unë se të dua

Mos i lejo ti ndryshojnë ndjenjat e tua (haa)

Dhembjen pranë do ta kesh

Kur në shtratin tim ti s'do të jesh

Ti s'do të jesh


[Outro]

Zgjidh mes meje e atij (yeah uh uh)

Zgjidh mes meje e atij

S´jom shanca jote rezervë

Zgjidh mes meje e atij (yeah uh uh)

Zgjidh mes meje e atij

S´jom shanca jote rezervë