Released on November 4, 2019

Thumbnail

[Teksti i "Vetëm ty"]


[Strofa 1: DOZA]

Zemra ime, më dëgjo, këto fjalë janë për ty

Për ato dy sy që më kanë hipnotizu

Të lutem më beso kur të them veç ty të du

Ti je lumturia ime, gjithçka që kam ëndërru

Kujtoj bisedat tona, poezitë që të dërgoja

Me rrihte zemra shpejt sa herë të telefonoja

Kujtoj takimet tona edhe puthjen tonë të parë

Data 10 prill u shenua në kalendar

Kujtoj zënkat dhe pajtimet, egzaltimet, zemërimet

Mesazhet si romane ku të shkruaja shpjegimet

Isha i papjekur, por ti s'hoqe dorë nga mua

Je kokfortë, ndaj të dua

Kulusi i vogël, unë për ty jap jetën

Se ti nuk më braktise kur të tjerët me lanë vetëm

Një princesh dhe një përbindësh

Je yll e nëse bie do lutem që të rilindesh

[Refreni: Orinda Huta & DOZA]

Se dua të të puth çdo mbrëmje deri në mëngjes

Dua të të them të dua dhe pastaj të vdes (Vetëm ty, baby)

Se dua të të puth çdo mbrëmje deri në mëngjes

Dua të të them të dua dhe pastaj të vdes


[Strofa 2: DOZA]

Ditët u bënë javë, javët muaj, muajt vite

Ti prapë në sytë e mi dukesh si një rreze drite

Si unazat që shkëmbyem dashuria jonë s'ka fund

Fuqia e saj gjithçka e mund

Tash ne të dy dorë per dore bashkë në çdo aventurë

Të dua këtu pranë meje, s'dua të largohesh kurrë

Do ecim veç me nje parim

Unë do jem shtylla jote, ti do jesh themeli im

Unë dhe ti çdo lindje dhe perendim

Nuk ka sfidë që na ndal se ne jena Dream Team

Do ndërtojmë familjen tonë, do jetojmë një jetë magjike

Plot me dashuri dhe me momente fantastike

Zemra ime, dua të të bëj të lumtur

Të të fal dashuri dhe trendafilat më të bukur

Të t'çoj ne qiellin e shtatë, të fluturosh si flutur

Menyra si m'shikon, shpirtin ma ka këputur

[Refreni: Orinda Huta & DOZA]

Se dua të të puth çdo mbrëmje deri në mëngjes

Dua të të them të dua dhe pastaj të vdes

Se dua të të puth çdo mbrëmje deri në mëngjes

Dua të të them të dua dhe pastaj të vdes (Vetëm ty, baby)