Më lër të qetë sonte

Te jap fjalën do rri zgjuar

Kaluan vite - muaj

Vetvetja më ka munguar

Pamje e turbulluar

E pa qartë e sajuar

Ta ndjesh por mos ta

Prekësh

Ta duash por mos ta kesh

Fytyra që buzëqesh

Hije që ngadalë largohet

Biseda jonë e heshtur

Vetëm syve i nënshtorhet

Por kuptohet

(Por kuptohet)

Gjithçka që ndodh

Arsyetohet

Sidomos kur ke timonin

Edhe pamja asgjësohet

Ndërkohë

Shoh zinxhirin

Qe shpaloset në vite

Segmente që as koha

Nuk do mundej ti fikte

Nuk do mundej ti fshinte

Ato qëndrojn te gjalla

I vizitoj çdo ditë

Më japin forc te heci para

Ktu të duash dike

Do të thotë të lëndohesh

Të kesh besim diku do të

Thotë të zhgënjehesh

Të japësh gjithçka

Do të thotë të pendohesh

Po mundohu të durosh

Kjo ndryshon kur të

Zgjohesh...

Më lër të fle

E kaluara e largët

Sa vjen e më harron

Të dikurshmen sjell

Të tashmen ma largon

Më lër të fle

Më lër të fle

Më vjen pak e turbullt

Pamjen s'ma mundëson

Dhe koha do kalojë

Atë do e pastrojë-ojë-ojë

Hey miq, jam ok

Ja dola, mos u bëni merak

Mali me malin nuk

Shkëmbehen

Por njerëzit takohen prap

Ika larg, fshiva gjurmat

Mos më gjejn

Po të gjitha që lash mbrapa

Çdo ëndër në makth

Ma kthejn

Ato 3 stola

Ato 2 sy

Ato tre shkolla

Zërat që më shoqeronin

Kudo që shkoja, sa do doja

Shokët e mi

Me një mënyr magjike

Ti pajtoja, ti bashkoja

Ndarja për ne

Do ishte mëkat..

Por gjer atere

Ju lutem taksirat

Qëndroni t'fort vëllezer

Me kokën lart

Krenar për veten tuaj

Mos t'ja u ndjej kush ha

Inatë

Kta njerëz gjakëftohtë

Hapin gojën flasin pa hesap

Shëndet dhe fatë

Sado keq të duken gjërat

Mos haroni "Qeshni pak!"

Se kjo botë ka qën gallat..

I mbylla syt

Shprehëva një dëshir pa zë

O Nënë bëmë prap fëmijë

Dhe të qetë tek preri yt

"Më lër të fle"

Më lër të fle

E kaluara e largët

Sa vjen e më harron

Të dikurshmen sjell

Të tashmen ma largon

Më lër të fle

Më lër të fle

Më vjen pak e turbullt

Pamjen s'ma mundëson

Dhe koha do kalojë

Atë do e pastrojë-ojë-ojë