Released on June 13, 2025

Thumbnail

[Teksti i "eureka"]


[Strofa: Lloch]

Eureka

Zjarri që e ndjen trupi kur je i ri

Nevoja ekstreme e mendjes me përjetu diçka t're

Kur je i ri

Aftësia e adaptimit me ni situate ku nuk ke qenë ma herët

Kur je i ri

Mënyra se sa shpejt vendos me pëlqy ose edhe me dasht ni njeri t'huj

Kur je i ri

Përsëritja e gabimeve që t'bin te i njejti rezultat

Kur je i ri

Gatishmëria për me ndrru çdo moment

Kur je i ri

Rebelizimi për idejat që veq për ty kan sens

Kur je i ri

Abuzimi me knaqsit që shum shpesh t'demtojnë n'kohë të gjatë

Kur je i ri

Lëndimi i vetes me qëllim

Kur je i ri

Po edhe përfitimi aq i shpejtë prej ni mundsie

Uria për sukses

Uria për dramë

Uria për ngjarje e histori

Obsesioni mas ni filmi, kange apo vendi

Kur je i ri

Guximi

Kur je i ri

Eksplorimi pa asni kompleks

Kur je i ri

Besimi deluzionar që meriton gjithçka që don

Kur je i ri

Shneta e bollshme me miliona andrra e plane

Krejt kto e kan ni kuptim

Veq pse je i ri

A o mosha apo gjendja mentale e fizike që na e thirrëm rini?

A o mençuria, fuqia apo mungesa e njohurive edhe pakujdesia naive ajo që e bon magjinë e rinisë?

A o i limitun përjetimi i rinisë apo ka dikush që e përjeton përgjithmonë edhe dikush që se përjeton kurr?

Do përgjigje i gjejm

E mas tyne do pytje lindin

E përmbushjen e gjejm te ky rreth që s'nalet kurr

Kurr

Eureka


[Outro: Irayo]

Eureka, eureka

Eureka

Eureka, eureka

Eureka, eureka

Eureka, eureka

Eureka